Liverpooli i pamëshirshëm, i shkakton 'tërmet 7 ballë' Manchester Unitedit
Liverpooli shkatërron Manchester United në supersfidën e javës së 26-të në Premier League. Të besuarit e Jurgen Klopp triumfuan me rezultatin e thellë 7-0 “Djajtë”, në një sfidë e cila u dominua totalisht nga vendasit që nuk e vendosën asnjë moment në diskutim fitoren.
Minutat e para janë disi të balancuara me të dyja ekipet që studiojnë lëvizjet e kundërshtarit. Me kalimin e minutave sfida fillon të bëhet më emocionuese ku Bruno Fernandes jep shkëndijën e parë. Më pas Liverpooli merr kontrollin dhe fillon dominimin total.
Pjesa e parë mbyllet me fitoren minimale të vendasve që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Cody Gakpo. Ndërkohë në pjesën e dytë të besuarit e Klopp ishin të papërmbajtshëm.
Darëin Nunez dyfishon rezultatin, përpara se Gakpo të realizonte golin e tretë të takimit dhe dopietën e tij personale. Pokeri u plotësua nga Mohamed Salah që i çoi shifrat në 4-0 në minutën e 66.
Dygolësh më pas edhe për Nunez e Salah që gjejnë edhe njëherë rrugën e rrjetës me uruguaianit që shënon në minutën e 75, ndërsa egjiptiani në fundin e takimit. Rezultati final i takimit u vulos nga Roberto Firmino që fiksoi shifrat në 7-0. Një fitore force për Liverpoolin që pas shumë ulje ngritjeve në këtë sezon tregon se i ka të gjitha mundësitë të fitojë përballë çdo kundërshtari.
3 pikë që e çojnë Liverpoolin në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Manchester United qëndron në vendin e tretë në kuotën e 49 pikëve.