Detaje të reja/ Gjykata i la kujdestarinë e fëmijës ish - bashkëshortit, 40 - vjeçarja tenton vetëvrasjen

Një 40 vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka tentuar të vetëmbytet në liqenin e Pogradecit.

Burime pranë policisë lokale bëjnë me dije për Syri tv,  se pasditen e sotme 40 vjeçarja me inicialet S.K. është hedhur në ujë por për fatin e mirë një grup qytetarësh ka reaguar duke e nxjerrë nga ujërat e liqenit të Ohrit.

40 - vjeçarja sipas të njëjtave burime ndodhet në spitali e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kohë më parë është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë, të cilin gjykata e Pogradecit ja ka lënë në kujdestari bashkëjetuesit të saj, i cili nga ana tjetër kishte edhe dy fëmijë nga martesa e parë.

Fakti që gjykata i la fëmijën bashkëshortit ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40 - vjeçarja e cila ditën e sotme ka vendosur ti japë fund jetës së saj.

Nga ana e policisë bëhet me dije se S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit.

Grupi i hetimit mësohet të ketë marrë në pyetje ish bashkëshortin e saj për të sqaruar më shumë rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.