Burrë dhe grua humbën jetën pasi predha ruse goditi makinën
Një burrë dhe një grua janë vrarë pasi makina e tyre u godit nga një predhë ruse, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Në një përditësim të postuar në Telegram, autoriteti raportoi se ngjarja ndodhi në rajonin verilindor të Kharkiv.
Ai tha se një hetim për sulmin tani ka nisur.
Pushtuesit kanë goditur makinën në të cilën ndodhej çifti. Nga plagët e marra kanë vdekur në vend një burrë dhe një grua”, thuhet në postim.