VIDEO-SYRI TV/ 4 vjet pas tërmetit, banori kërkon ndërhyrje: Bashkia ka qenë selektive

4 vjet pas tërmetit Vlash Murrku nga qyteti i Laçit i kërkon bashkisë që të mos beje ndërhyrje selektive për riparimin e banesave të dëmtuara nga lëkundjet. Ai shprehet se Bashkia Kurbin nuk ka bërë transparencë, ndërsa nga ana tjetër institucioni vendor deklaron se Mrruku ka bërë vetë ndërhyrje pa u konsultuar me firmën.

Nga SYRI TV

I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, familja e Vlash Mrruku nga qyteti i Laçi edhe pas katër vitesh vijon të kërkojë transparence nga bashkia Kurbin për riparimin e shtëpisë.

Mrruku kërkon që ndërhyrja të mos bëhet selektive.

Riparimi i pallatit ku banon Vlash Mrruku është pjesë e procesit të rindërtimit në qytetin e Laçit, i godituri nga lëkundjet e tërmetit të tre viteve më parë.

Ndërkohë nga ana e bashkisë Kurbin bëhet me dije se prona për të cilën pretendon kryefamiljari, Vlash Mrruku është dyqan për të cilën edhe vetë ai ka bërë ndërhyrje, pa u konsultuar as me përfaqësuesit e firmës dhe as të bashkisë.