SYRI TV/ Aksion kundër lojërave të fatit në Devoll, 6 të arrestuar, bllokohen 2 lokale
6 shtetas kanë përfunduar në pranga e një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Devoll. Policia sekuestroi aparate celulare përmes të cilëve viheshin baste, para dhe euro. Aktiviteti zhvillohej brenda ambienteve të dy lokaleve në këtë qytet.
Syri tv
Komisariati i Policisë së Devollit ka finalizuar një operacion për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë operacionit kanë përfunduar në pranga 6 shtetas të moshave nga 29 në 56-vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht, e gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 60-vjeçar pasi kishte përshatur lokalin për lojëra fati.
TË ARRESTUAR :
A. P., 32 vjeç
A. B., 56 vjeç
V. B., 29 vjeç
M. K., 54 vjeç
A. K., 34 vjeç
L. R., 55 vjeç,
Policia bllokoi 2 lokale që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme si dhe sekuestroi celularë, lekë dhe euro që qarkulloheshin nëpërmjet basteve. Sipas Policisë, informacionet për këtë aktivitet ishin marrë në rrugë operative ndërsa dy lokalet ishin në pronësi të shtetasve V. B. dhe L. K.. 6 shtetasit e kapur në kushtet e flagrancës duke vënë baste sportive përmes celularëve ju kapën pikërisht në këto dy ambiente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.