VIDEO-SYRI TV/ Meta takime në Korçë: Do i përgjigjemi 'atentatit' të Ramës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita do të përfaqësohet në garën e 14 majit, vetëm me kandidatët e primareve. Nga Korça, Kreu I partisë së lirisë, kishte një paralajmërim edhe për Kryeministrin Edi Rama.
Nga SYRI TV
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri të qartë se kandidatët e primareve janë të vetmit, kandidatë të opozitës, në zgjedhjet për bashkitë e vendit. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta deklaroi se kandidatët e primareve, do të jenë fitues, në zgjedhjet e 14 majit.
Meta komentoi vendimin e gjykatës së apelit, për vulën e Partisë Demokratike, duke paralajmëruar kryeministrin Rama se opozita do të kundërpërgjigjet, ndaj sulmit që ai bëri, përmes gjykatës.
Deklaratat e Kryetarit të Partisë së Lirisë, u bënë nga Korça, ku prezantoi kandidatët për këshillat bashkiakë të partisë së lirisë, listë që që kryesohet në këtë bashki, nga pedagogia, Suela Dinellari.