Tërmeti në Turqi dhe Siri, CR7 dërgon një paketë të jashtëzakonshme në mbështetje të personave të prekur
Cristiano Ronaldo ka dërguar një aeroplan të mbushur plot me sende kujdesi për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues në Siri dhe Turqi. Më shumë se 47,000 njerëz kanë vdekur dhe pesë milionë kanë mbetur të pastrehë pasi dhjetë qytete u goditën nga fatkeqësia më e keqe në 100 vjet.
Ronaldo, 38 vjeç, ka ndihmuar tashmë në mbledhjen e parave për viktimat e tërmetit përmes ish-shokut të tij të skuadrës në Juventus, Merih Demiral. Lojtari turk nxori në ankand një fanellë të Juventus-it të nënshkruar nga Ronaldo për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve.
Por pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe i Champions League ka rritur mbështetjen e tij, duke dërguar një aeroplan me furnizime për viktimat. Legjenda e Portugalisë ka paguar për tenda, pako ushqimore, jastëkë dhe batanije, shtretër, ushqim për fëmijë dhe qumësht dhe furnizime mjekësore për të ndihmuar përpjekjet humanitare.
Nuk është hera e parë që Ronaldo fut dorën në xhep. Ronaldo dikur pagoi 69,000 £ për të paguar një operacionin në tru të një fëmije. Ai gjithashtu dhuroi 137,000 £ për të ndihmuar në financimin e një qendre kundër kancerit në vendlindjen e tij, Portugalinë. Ronaldo gjithashtu dhuroi 1 milion sterlina për spitalet portugeze gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit.
Së fundmi, Ronaldo përshëndeti një djalë të ri sirian, i cili tha se ishte ëndrra e tij të takonte ish-sulmuesin e Real Madridit. Pas largimit nga Manchester United në fund të vitit të kaluar, Ronaldo është përshtatur mirë në jetën e Arabisë Saudite. Ai tani luan për Al Nassr, që është në krye të kampionatit, kryesisht falë tetë golave të Ronaldo-s.