Tottenham vendos çmimin për Kane, kontrata e tij me klubin skadon për 15 muaj
Tottenham ka vendosur një çmim të jashtëzakonshëm prej 110 milionë eurosh për Harry Kane në mes të interesit nga Manchester United.
Erik ten Hag mendohet se dëshiron të gjejë një sulmues këtë verë pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Djajtë e Kuq besohet se po ndjekin Kane, i cili ka 15 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me Spurs.
Pavarësisht situatës kontraktuale të kapitenit të Anglisë, Spurs po kërkojnë më shumë se 110 milionë euro për lojtarin e tyre të vlerësuar.
Klubi do të refuzojë ofertat për të që bien nën çmimin e kërkuar, pretendon Football Insider.
Kane, i cili mbush 30 vjeç në korrik, kërkohej nga Manchester City verën e kaluar përpara se të rrëmbenin Erling Haaland.
Gary Neville beson se nënshkrimi i Cityt me Haaland përjashton një lëvizje për Kane, ndërsa eksperti i Sky Sports beson se një transferim në Old Trafford është transferimi më i mundshëm.
Tottenham name their price for Harry Kane with 15 months left on his contract. pic.twitter.com/defAxa0MCb
— SPORTbible (@sportbible) March 5, 2023
"Ai është një profesionist i madh. Unë mendoj se nëse Harry Kane mund të shkonte në një klub tani në Manchester, United ose City, mendoj se ai do të shfrytëzonte mundësinë. Tani ka më shumë se gjasa që nuk do të ishte City për shkak të blerjes së tyre. Haaland dhe çfarë ka bërë me të. Manchester United është i dëshpëruar për një sulmues. Tifozët e Tottenhamit do të zemërohen me mua, ata do të thonë se po vij në TV dhe po përpiqem të sjell lojtarin e tyre në Manchester United. Unë nuk jam. Thjesht më duket se është lëvizja më e mundshme për momentin”, tha Neville.
Ndryshe, Kane po shijon një tjetër sezon të frytshëm te Spurs pasi ka shënuar 18 gola mbresëlënës në Premier League.
Vetëm Haaland shënoi më shumë gola në kampionat se ai këtë sezon.