Aksidenti tragjik, humb jetën e reja shqiptare

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Dy viktimat janë Eralda Spahillari, 19 vjeçe, e cila jetonte në Ponte di Piave dhe Barbara Botto 17 vjeçe që jetonte në Oderzo.

Makina BMW ku udhëtonin dy viktimat dhe dy persona të tjerë, të plagosur, për shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një pemë.