", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/05/auto_fdsgdv1678015022.png", "width": 900, "height": 516 } }

VIDEO/ Shënoi gol spektakolar nga distanca, Simeone i ndërpret deklaratën për mediat Griezmann-it dhe e puth në… faqe

Atletico Madridi mori një fitore të çmendur ndaj Sevillas me rezultatin 6-1. Futbollisti francez, Antoine Griezmann shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke i kujtuar tifozëve ditët e tij më të mira të karrierës.

Menjëherë pas golit, Griezmann ka shkuar të përqafojë Diego Simeonen, duke zgjedhur këtë mënyrë për të festuar.

Ndërkohë trajneri argjentinas e ka surprizuar gjatë intervistës për mediat, teksa shkon dhe e puth në faqe.