Përcillet me arkivol të bardhë e reja shqiptare në Greqi, familja në pritje të një kërkimi falje
E reja shqiptare Ifigjenia Mitska, 23 vjeçe e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi u përcoll për në banesën e fundit.
Varrimi bëhet në kishën e shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica, në 10:00 me orën greke.
Trupi i saj shtrihet në një arkivol të bardhë, i cili iu dorëzua prindërve i mbyllur.
Avokati i familjes së Ifigenias, Stelios Sourlas, tha se familja është e trishtuar dhe pret një falje të sinqertë për gjithçka ka ndodhur ndërsa kanë besim se drejtësia greke do të vërë para përgjegjësisë autorët.