Meta: 14 maji dita e ndëshkimit të qeverisë së ‘Rilindjes’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur 14 majin si ditën e ndëshkimit të qeverisë së ‘Rilindjes’.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘14 Maji do të jetë dita e ndëshkimit për ‘Rilindjen’ që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën’.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për ‘Rilindjen’ që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.

14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t'u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. ✌️🇦🇱

#PartiaeLirisë #14Maj #Fitore #NdryshimMeCdoCmim