Real Madrid gjen zëvendësuesin e Benzema, vjen nga Serie-A
Real Madridi nuk heq dorë nga kërkimi i palodhur për një sulmues. Haaland është i paarritshëm, si për kostot ashtu edhe për vullnetin e lojtarit, i etur për të qëndruar te City edhe për vitet e ardhshme.
Vitet kalojnë për Karim Benzema dhe kështu Florentino Perez dëshiron të gjejë një sulmues të nivelit për të ardhmen. Qoftë këtë verë apo të ardhshmen, sulmuesi francez nuk do të jetë më gjatë në Madrid.
35 vitet në kartën e identitetit nuk lejojnë arsyetim veçanërisht të thellë. Për këtë arsye, numri një i Los Blancos ka intensifikuar interesimin e tij për Dusan Vlahovic, ‘9’ i tij i ri i preferuar në merkato.
Sulmuesi serb kaloi tek Juventus pak më shumë se një vit më parë, por problemet sportive dhe ekonomike që po prekin skuadrën italiane po e shtyjnë ish-lojtarin e Fiorentinës të shikojë përreth për të vlerësuar skenarët e rinj të së ardhmes. Për Vlahovic, në fakt, ka disa klube shumë të rëndësishme europiane.
Real Madridi është gati për t’u hedhur në sulm. Perez është gati të veçojë 80 milionë euro për t’ia ofruar bardhezinjve, të cilët përballë një oferte të tillë do të ishin të hapur për shitje. Los Blancos po studiojnë negociatat, Vlahovic është identikiti i duhur i Benzema-s së ri.