Drejt largimit nga Atletico Madrid, Simeones i propozohet drejtimi i Sevillas

Sevilla po ngjitet në tabelë, por një ndryshim në stol po mendohet për sezonin e ardhshëm, në të cilin klub synon të afrohet me zonën e Europës dhe jo të vuajë pranë fundit të tabelës, siç është duke ndodhur këtë edicion.

Në vend të Sampaolit, në Spanjë po përmendet emri i Diego Simeones, i destinuar të largohet nga Atletico Madrid.

Argjentinasi pritet të largohet nga “colchoneros” këtë verë dhe tashmë duket se trajneri 52-vjeçar ka një opsion shumë të mirë për të ardhmen, me Sevilla-n që do t’i bëjë një propozim shumë shpejt.