Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona mbetën të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se shkaku i aksidentit te ketë qenë gjendja e dehur e njërit prej drejtuesve te automjeteve i cili është arrestuar nga efektivet e policisë.