Ukraina pjesë e BE? Së shpejti pritet që të nisë negociatat për anëtarësim
Presidentja e Parlamentit Evropian ka treguar se Ukraina mund të fillojë këtë vit negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.
Roberta Metsola u takua ditën e sotme me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Në një postim në Twitter, ajo shkroi se “E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Ne do të ecim deri në fund me ju”.
BE-ja ra dakord në muajin Qershor për ta vendosur Ukrainën në një rrugë drejt anëtarësimit.
Në një konferencë për shtyp me Zelenskyn, ajo tha se “të gjithë ata që janë përgjegjës” për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, përfshirë Vladimir Putinin, duhet të sillen para drejtësisë para se të arrihet një paqe e qëndrueshme.
Ukraina gjatë vitit të kaluar ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
The future of Ukraine & of Europe rests on the shoulders of the young.
With @ZelenskyyUa, I met students at the Ivan Franko National University in Lviv.
Young women & men hopeful for a brighter future.
Eager to play an important part in rebuilding Ukraine.
Hope. Believe. Lead. pic.twitter.com/HlBpCyMYCW