Xhaka përshkruan fitoren spektakolare në shtesë të Arsenalit
Arsenali ka shënuar fitore spektakolare me përmbysje në rezultat kundër Bournemouthit.
“Topçinjtë” triumfuan 3-2 kundër Bournemouthit në stadiumin “Emirates” në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.
Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën e ka përshkruar me pak fjalë triumfin e londinezëve në këtë përballje.
“Absolutisht e pabesueshme! Ky ekip” – ka shkruar Xhaka në Instagram duke ndarë edhe një fotografi gjatë festës së tij me bashkëlojtarin në golin e tretë të arritur në minutën e tetë shtesë nga Nelson.