Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’/ Audi përplaset me mjetin bujqësor, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjoricë, të Bulqizës.

Një mjet tip “Audi”  është përplasur me një mjet tip agregat në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Dyshohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.