FOTO/ Stuhitë e shumta në SHBA, raportohen të paktën dhjetë të vdekur
Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur pasi stuhitë e forta kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tre persona në Alabama, dy në Tennessee dhe një në Mississippi vdiqën si pasojë e shkuljes së pemëve, të cilat goditën personat në fjalë.
Një burrë nga Arkansas u mbyt pasi u mundua të kalonte me makinën e tij nëpër ujërat që kishin përmbytur rrugët.
Tre të tjerë vdiqën në Kentucky, në tre qarqe të ndryshme, ndërsa stuhitë po vazhdojnë të shkaktojnë dëme materiale dhe njerëzore.
Më shumë se një milion shtëpi në Kentucky, Tennessee dhe Michigan raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike.
Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur Louiseville pasi që Shërbimi Kombëtar i Motit e cilësoi stuhinë “të fuqishme dhe historike”. Erërat raportohet se kanë arritur shpejtësinë maksimale prej 130 km/h.
Metro Detroiters are dealing with power outages (again) after thundersnow rolled across the region. A Warren resident shared this video of storm damage at 13 Mile & Hayes Friday night.
— WWJ 950 (@WWJ950) March 4, 2023
?Jeffery Fulkerson
More: https://t.co/NaL0ezuIVD pic.twitter.com/BWKRzulz54