Kalaja: Apeli nuk ka zhbërë vendimin e Shkallës së Parë! Ja mundësitë në Gjykatën e Lartë
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka hedhur dritë mbi vijimin e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Kalaja tha se ‘vendim i ditës së djeshme nuk e ka zhbërë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të njohur Partinë Demokratike të Sali Berishës’.
Duke iu referuar Kushtetutës, Kalaja theksoi se ‘neni 451 gërma ‘ç’ që tregon se kur mund të jetë një vendimi i formës së prerë. Në vendim i gjykatës merr formë të prerë kur: sipas pikës ‘ç’, ‘vendimi i gjykatës është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkallë të dytë’.
Gjithashtu Kalaja ka vlerësuar vendimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për ti bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit dhe për ta dërguar në Gjykatë të Lartë.
‘Kjo është një çështje që duhet të gjykohet brenda 30 ditëve. Gjykata e Lartë mund të marrë disa vendime. E para mund të lërë në fuqi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit që do ti hapte rrugë zotit Alibeaj të avanconte, mund të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që është në favor të zotit Berisha dhe mund ta kthejë në Gjykatën e Apelit për ta rigjykuar’, u shpreh Kalaja.
Kalaja: Ky vendim i ditës së djeshme nuk e ka zhbërë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të njohur Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Neni 451 gërma ‘ç’ që tregon se kur mund të jetë një vendimi i formës së prerë. Në vendim i gjykatës merr formë të prerë kur: sipas pikës ‘ç’, ‘vendimi i gjykatës është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkallë të dytë’.
Asnjë nga këto nuk ka ndodhur me vendimin e ditës së djeshme. Juridikisht gjykata ka vendosur as mish as peshk. Edhe dje edhe pardje Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të pranojë ankimin ligjor të përfaqësuesit ligjor të zotit Alibeaj. Që do të thotë se në KQZ nuk mund të regjistrohet as ‘PD e Alibeaj’ dhe as ‘PD e zotit Berisha’.
Unë e kam thënë edhe dje në media dhe dua ta përshëndes vendimin e sotëm të zotit Berisha që ta çojë në rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e djeshëm. Ja u a njeh sistemi i drejtësisë, që do të thotë se brenda 5 ditësh, vendimin e djeshëm, PD e drejtuar nga zoti Berisha ka të drejtë për të dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditësh dhe Gjykata e Lartë është e detyruar që të shprehet brenda 30 ditëve për këtë rekurs të Partisë Demokratike.
Kjo është një çështje që duhet të gjykohet brenda 30 ditëve.
Gjykata e Lartë mund të marrë disa vendime. E para mund të lërë në fuqi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit që do ti hapte rrugë zotit Alibeaj të avanconte, mund të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që është në favor të zotit Berisha dhe mund ta kthejë në Gjykatën e Apelit për ta rigjykuar.
Unë mendoj se kjo është një krizë politike dhe zgjidhet me mjete politike.