Fedez u largua nga rrjetet sociale dhe tha se vendimi nuk ka lidhje me Chiara-n

Reperi i njohur italian Fedez po kalon momente të vështira dhe ka vendosur të largohet përkohësisht nga rrjetet sociale.

Kujtojmë se ai dhe Chiara Ferragni janë përfolur për një krizë në raportin e tyre.

Megjithatë Fedez ka thënë se vendimi i tij nuk ka lidhje me Chiara-n.

“Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale.

"Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.