Këlliçi: Vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj, ne do të shkojmë në çdo cep

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, postoi disa foto nga takimet e tij në zonën e Zall Bastarit.

Këlliçi shkruan se ai me ekipin e tij do të shkojë në çdo cep.

Ndërkohë, Këlliçi thekson se vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj.

“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t'i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet.

Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj!” shkruan Këlliçi.