SYRI TV/ Kreu i PD, Berisha: Vendimi i gjykatës synon vrasjen e pluralizmit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Apelit se ky vendim synon asgjësimin e opozitës dhe pluralizmit politik në vend. Udhëheqësi i opozitës theksoi se vendimi i lexuar nga gjyqtarët ishte i përgatitur në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh i bindur se demokratët do ta kalojnë me sukses këtë sfidë, ndërsa tha se do të thërrasë forumet politike për të ndërmarrë vendimet e duhura për vijimin e misionit në përmbysjen e regjimit
SYRI TV
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike synon asgjësimin e opozitës dhe pluralizmit politik në vend.
Pak minuta pas shpalljes se vendimit, lideri demokrat tha se ky vendim ishte përgatitur në zyrën e Edi Ramës.
Berisha tha se pavarësisht se grupi Alibaj pranoi se nuk kishte qenë palë në proces, gjykatësit nuk e morën parasysh këtë fakt duke lexuar urdhrin e diktuar nga Edi Rama.
Lideri i opozitës u shpreh i bindur se demokratët do ta kalojnë me sukses këtë sfidë, ndërsa tha se do të thërrasë forumet politike për të ndërmarrë vendimet e duhura për vijimin e misionit për përmbysjen e regjimit.