Përbuzje për këdo që kujton se duke i varur Rama në qafë një vulë, mund të vjedhë PD-në!

Nga Tritan Shehu

Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare! Një “deja vu” e vërtetë e degradimit në radhë të parë të drejtësisë e më tej edhe e demokracisë sonë! Jo për PD-në, sepse ne ishim koshient që kjo do të ndodhte, dihej prej kohësh!

Nuk mund të ndodhte ndryshe në kushtet e regjimit që ka futur duart  thellë në sistemin e drejtësisë së rilindur, ndërsa këmbët i ka vendosur mbi demokracinë! E dinim këtë që kur filluam atë rrugëtim të ringritjes së PD-së, të nxjerrjes së saj nga këneta që kur e çliruam nga kthetrat grabitqare të regjimit.

Kjo është goditja e fundit që ai regjim i rezervon PD-së së ringritur, të lirë tashmë, të gatshme për të çliruar edhe demokracinë tonë.

Por dhe kjo tentativë regresive e Ramës & Co është e destinuar të përfundojë në kosh, të zhbëhet ashtu si përfundoi i gjithë skenari i turpshëm kundër saj për disa vite me radhë.

Turp i vërtetë sot edhe për zbatuesit e këtij skenari antidemokratik. Por në radhë të parë duhen pështyrë në fytyrë me përbuzje, "patericat”, “eunukët” e Ramës, përçarësit e paguar të PD-së, kushdo që kujton se duke i varur Rama në qafë një vulë a simbol, mund të vjedhë PD-në, mund t’a rrëmbejë atë demokratëve!

Por dhe këta gabojnë rëndë, shumë rëndë si padroni i tyre! Pa asnjë dyshim një fund i turpshëm i pret. Së bashku me Ramën vetë! 14 Maji, por jo vetëm do të jenë requiemet e tyre!