Mbape blen makinën për shifrën e çmendur, por nuk mundet as ta nisë vetë

Kilian Mbape është një nga futbollistët më të paguar në botë me atë që përfiton dhe sigurisht milionat që siguron nga PSG dhe sponsorët e tij, i mundësojnë që të bëjë një jetë luksi. Një jetë ku ai mundet edhe të shpenzojë shifrat të çmendura për një super-makinë, të cilën nuk mundet ta nisë vetë.

Sipas “GQ”, sulmuesi francez ka kërkuar që të blejë një nga makinat më kërkuara sportive, Ferrari. Atë e kanë tërhequr dy modele, Ferrari 488 Pista dhe Ferrari SF90 Stradale, teksa çmimi i secilës prej tyre është rreth 500 mijë euro. Ai raportohet se ka zgjedhur një nga këto modele, që do të jetë makina e tij e re, por për të cilën i duhet ndihmë.

Problemi është se Mbape, ndonëse 24-vjeçar, nuk ka ende patentën, pasi nuk ka bërë kurrë kursin për të drejtuar makinën. Lojtarin e sjellin dhe e marrin në stërvitje familjarët, miqtë apo shoferi personal që ka prej vitesh, të cilët me siguri do të jenë ata që do të shoqërojnë Mbape në udhëtimet e tij me makinën e re.