Manjani: Sot gjykata ndaloi opozitën të hyjë në zgjedhje, e zëvendësuan me një grusht mercenarësh

Pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit që zhduku pluralizmin në Shqipëri, juristi Ylli Manjani shkruan se, sot u ndalua opozita të hyjë në zgjedhje dhe u zëvendësua me një grusht mercenarësh.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Pra gjykata e pavarur vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur.

Këtë vendim ministrja e jashtme ia kishte njoftuar Serbisë që para 10 ditëve. Shumë vetë më thonin ‘s'është e vërtetë’...  Por, ja ku është fakti!

Tani të na rrojë reforma, se drejtësia ka marrë fund.

Sot është legalizuar një precedent që përmbys regjimin juridik dhe godet shumë rëndë sistemin demokratik.

E kuptoni apo jo!

Kanë vendosur të ndalojnë opozitën më të madhe të konkurrojë në zgjedhje. E zëvendësojnë atë me vendim gjykate dhe me një grusht mercenarësh që mbajnë peng një vulë pa asnjë votë apo strukturë partie!!!

Natën e mirë e të fala edhe palaçove që përfaqësojnë Amerikën!