Derbi i zjarrtë i Beogradit, tifozë me kapuçë e shkopinj gati për luftë

Në prag të derbit të 169-të të kampionatit serb të futbollit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, i cili ka nisur në orën 19:00, në stadiumin “Rajko Mitić”, është regjistruar një skenë e frikshme.

Pranë autostradës është filmuar një grup prej rreth 20 tifozësh të armatosur me shkopinj dhe fytyrat e mbuluara me kapuçë të zinj si fantazma.

Nuk dihet se kur është bërë fotografia dhe për fansat e kujt skuadre bëhet fjalë, por sigurisht që bëhet fjalë për huliganë, të aftë për të kryer veprime ekstreme.