Në fund të sezonit i përfundon kontrata, sulmuesi brazilian mendon largimin nga Liverpool

Duket se Roberto Firmino dhe Liverpool ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën që skadon në fund të këtij sezoni. 31-vjeçari tashmë ka marrë një vendim lidhur me karrierën e tij.

Sipas anglezes “The Sun”, sulmuesi brazilian nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin dhe do të largohet në verë si lojtar i lirë. Raportohet se 31-vjeçari zhvilloi një bisedë me teknikun Jurgen Klopp për të ardhmen e tij.

Megjithatë, Firmino nuk e ka gjetur akoma skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist. Braziliani do të largohet nga Liverpool pas një eksperience 8-vjeçare në Premier League, në të cilën u transferua nga Hoffenheim në 2015 për shifrën e 41 milionë eurove