Choupo-Moting rinovon kontratën me Bayern Munchen
Eric Choupo-Moting rinovon me një vit plus kontratën me Bayern Munchen.
Në një postim në rrjetet sociale klubi bavarez bë me dije se sulmuesi kamerunas do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë deri në vitin 2024.
Ne jemi shumë të lumtur që Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë me ne edhe një vit. Ai është një lojtar i fortë, ai ka luajtur shumë mirë vitet e fundit. Në gjysmën e parë të sezonit ai na ndihmoi të plotësojmë boshllëkun që kishim përpara. Ai bëri shumë mirë dhe konfirmoi paraqitjet e tij përsëri këtë vit. Jemi të lumtur që e kemi dhe mund të punojmë me të deri në verën e vitit 2024”, tha Salihamidzic.