VIDEO/ Berisha: Revolucioni ynë demokratik do të përmbysë monizmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një faqen e tij në Facebook, një video mesazh pas protestës madhështore të shqiptarëve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

‘Revolucioni ynë demokratik do të përmbysë monizmin dhe do t’i japë një goditje përfundimtare varfërisë!’, shkruan kryedemokrati, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook.

Dhjetëra mijëra shqiptarë iu bashkuan mesditën e sotme protestës kombëtare të Shqipërisë të zhvilluar në Tiranë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeveria.