Gjendet pa jetë në një nga zyrat e Senatit, Senatori i PD në Itali Bruno Astorre
Nga Alba Kepi
Gjendet pa jetë në një nga zyrat e Dhomës së Senatit në Parlamentin italian Senatori i partisë Demokratike Bruno Astorre, 60 vjec.
Ende nuk dihen motivet e vdekjes e policia shkencore ndodhet në ambientet e Senatit për të ekzaminuar gjithçka ka ndodhur.
Për momentin si një praktikë e detyruar Prokuroria e Romës ka hapur një proces hetimor me motivin e "nxitjes në vetëvrasje", por autoritetet kërkojnë nga mediat që ky akt të merret si një procedurë e detyrueshme e rastit.
Bruno Astorre drejton degën e Partisë Demokratike të Lazios nga viti 2018 e është senator i kësaj force politike prej 2013.
Bashkëshortja e tij Francesca Sbardell është një tjetër eksponente e lartë e Partisë Demokratike e kryetare Bashkisë komunës së Frascatit në provincën e Lazios.