Neymar mungon ndaj Bayern Munich në Champions

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier  konfirmoi këtë të premte në një konferencë për shtyp se Neymar nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të Champions League kundër Bayern Munich.

“Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantes dhe Bayern Munich, ne nuk do të kemi Neymarin në dispozicion. Nuk është një mungesë banale, por tepër e rëndë për ne”, është shprehur Galtier.

PSG humbi në Paris ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich me rezultatin minimal 0-1. Sfida e kthimit do të luhet në Gjermani dhe Galtier e di shumë mirë se për të mposhtur një ekip si bavarezët do të duhet një repart ofensiv i kompletuar.