KAFE SHQETO/ Dialogu Kosovë-Serbi, opozita kundër vendimeve të Albin Kurtit

Dritëro Arifi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’ për të diskutuar lidhur me çështjen e dialogut Kosovë Serbi, në të cilën opozita ka shfaqur jodakordësi ndaj vendimeve të Albin Kurtit.

Diskutimi në studio:

Ola: Duket sikur Kurti e ka pranuar planin e BE sepse sipas tij kjo do të sjellë një marrëveshje bazë me Serbinë e cila është e domosdoshme për Kosovën. Përse ka kërkuar që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura?

Dritëro Arifi: "Kjo është një marrëdhënie shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me atë ardhmen e Kosovës. Unë mendoj që kjo duhet parë në disa dimensione, në plan kjo duhet pranuar sepse realiteti i Kosovësështë shumë i kufizuar dhe thuajse i pamundur që të imponojmë tema të tjera. Pra nëse e shohim dokumentin në tërësi ka elemente universale në tërësi të pavarësisë dhe bashkëpunimit të dy shteteve.

Tanimë ka dy elemente që mund të jenë problematike në të ardhmen, duhet kuptuar që është një dokument i balancuar. Në shikim më thellë është më pak i balancuar pasi Kosovës i kërkohet pak më shumë që të bëjë këtë kompromise, ndërsa Serbisë i kërkohet që të pranojë realitetin, pra pavarësisnë e Kosovës. Por duke u parë në tërësi nga këndvështrimi shtetëror, politika zyrtare e Kosovës në një farë mënyrë rreshtohet karshi politikës së Europianëve. Në këtë rast kjo është pozitive, edhe pse ka ende shumë punë për të bërë. Nga ana tjetër, opozita përse e ka kritikuar janë dy gjera: E para nuk e kanë parë nga këndvështrimi shtetëror, por nga ai partiak dhe historik.

Nga ana historike ka një ndryshim të madh që do të thotë se ka një transformimi, të vetëvendosjes për bashkim kombëtar, shkuam te asociacioni sepse pranimi kësaj marrëveshjeje edhe në formë gojore të mos harrojmë së edhe Konventa E Vienës e njeh ketë lloj marrëveshjeje ndërkombëtare. Duhet pasur shumë kujdes kur flet një kryeministër sepse kjo shkon në Gjykatën e Brendshme të Drejtësisë.

Pra opozita për shkak se opozita në këto 15 vite në një farë mënyre e ka shantazhuar opozitën e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës dhe e ka djegur Kuvendin duke organizuar protesta të dhunshme vetëm që të mos e kalojë osociasionin.

Në një farë mënyre, me pranimin e këtij dokumenti qeveria e Kosovës e ka pranuar asociasionin në vitin 2013 sepse është ligj ndërkombëtar. Me këtë marrëveshje qeveria e Kosovës është betuar që ta pranojë asocasionin. Nga këndvështrimi shtetëror unë jam në rregull më këtë lloj marrëveshjeje, situata është pak problematike sepse në një farë mënyrë bazohet viktima me agresorin"

Flavio: Në një aspekt diplomatik mund ta barazojmë Zotin Kurti me një  lojtar të jashtëzakonshëm në terrenin ndërkombëtar, por sa i takon 'halleve' ndërkombëtare të Kosovës a mund të themi se ishte një dështim  i Kurtit marrëveshja?

Dritëro Arifi: "Jo si kryeministër i Kosovës jo, si person po. Në të ardhmen kjo do t;i kushtojë politikisht shumë sepse ka premtuar që pa kërkuar falej Serbia, as nuk do të ulet në tryezë. Prandaj thashë që duhet parë në shumë dimensione.

 Mirëpo,unë nuk do të kisha thënë që Albin Kurti është një lojtar i mirë ju kujtohet para disa muajsh ajo saga për tabelat apo targat e makinave ishin duke bërë luftë dhe për një herë ky transformim nuk është i shëndoshë në politikë pasi duhet të kemi shumë parime.

Fitorja e Albin Kurtit mund të jetë fillimi i fundit të tij…

Kjo është më se e vërtetë. Unë ndaj e thashë nga këndvështrimi shtetëror është një fitore jo e madhe, por një fitore e mirë. Ndërsa për Albin Kurtin e vërtetë në një farë mënyrë të gjitha premtimet që i ka dhënë asnjërin nuk i ka mbajtur".

Klea Sula/ Syri.net