Meta: Edi Rama duhet të ishte dorëhequr me kohë dhe të vihej në dispozicion të drejtësisë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Kryeministri Edi Rama duhej të ishte dorëhequr me kohë. Duke iu drejtuar sheshit të protestës përpara kryeministrisë, Meta iu tha gazetarëve se “Rama nuk duhet të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik. Duhet të jetë në dispozicion të drejtësisë shqiptare në radhë të parë se ka shkelur Kushtetutën dhe së dyti, edhe të drejtësisë amerikane.”
“Protesta lidhet më çështjet më ekzistenciale të demokracisë, të pluralizmit, të të drejtave dhe natyrisht për çështjen e gjykatës, ajo ka folur: vendimi i gjykatës është bërë publik prej një viti dhe nuk është regjistruar nga Kancelari për shkak të korrupsionit të Edi Ramës.
“Një thirrje për qytetarët që të ndërgjegjësohen se kjo qeveri-bandë është e vendosur të shkatërrojë sigurinë demokratike.”
“Nuk ka asnjë skenar që ndalon opozitën e bashkuar të fitojë zgjedhjet e 14 maji. Sot nuk vendoset për këtë çështje. Sot kemi mundësinë të shohim nëse ka mbetur ende shpresë të merren vendime në lidhje me ligjin.”
“Ne jemi të ftuar në këtë protestë dhe po shkojmë me kënaqësinë më të madhe dhe vetë dinamika e saj do të tregojë edhe njëherë tjetër përkushtimin e të gjithë popullit opozitar për triumfnin e revolucionit paqësor”.