Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kërkon Indisë të luajë rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kërkoi Indisë të luajë një rol kryesor në lehtësimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ajo dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe nënvizoi ndikimin negative të luftës në vendet në zhvillim për sa i përket sigurisë së ushqimit dhe energjisë.

"Ne nuk mund të rrimë duarkryq përballë këtij provokimi në zemër të Kartës së OKB-së, që kërcënon të minojë civilizimin në të gjithë globin," tha ajo në një fjalim në një institut kërkimor të politikave indiane të enjten.

India, me presidencën e rradhës të Grupit të 20 vendeve të industrializuara dhe në zhvillim, mund të përfaqësojë nevojat e vendeve më pak të zhvilluara në një proces të tillë, tha Meloni në një deklaratë pas bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi.

Modi përsëriti qëndrimin e tij të kujdesshëm duke ripohuar se paqja mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut, duke thënë: "India është e gatshme të mbështesë një iniciativë paqeje në këtë drejtim".