‘O Edvin o legen, prite Kukësin se po vjen’/ Qytetari: Do ta shkulim me gjithë kolltuk...Posht komunistat

Mijëra qytetarë dhe simpatizantë nga të gjitha qytetet e vendit janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.

Pak para nisjes, ytetarët nga Kukësi janë shprehur të revoltuar me kryeministrin Rama, duke thënë se i kanë dalë borxhit të ikte në mënyrë paqësore, ndërsa kësaj rradhe paralajmërojnë se do ta shkulin me gjithë kolltuk.

Protestuesi: Që sa kohë i kemi dalë borxhit me ik me të mirë, në mënyrë paqësore nuk do. Do të shkojmë ta shkulim me gjithë kolltuk e ta hedhim në koshin e mbeturinave. Poshtë komunistat , poshtë Partia Socialiste. O Edvin o legen prite Kukësin se po vjen.