Skandali i korrupsionit në PE: Refuzohet ankesa e eurodeputetit Tarabella kundër paraburgimit

Eurodeputetit belg Marc Tarabella, i cili akuzohet se është përfshirë në skemën e favoreve të parave që ka përfshirë Parlamentin Evropian, i është refuzuar ankimi në Apel për t'u liruar nga burgu. Lajmin e dha avokati i tij të premten.

Tarabella, i cili dikur ishte pjesë e grupit socialist të parlamentit, u arrestua në fillim të muajit të kaluar dhe u akuzua për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Një seancë dëgjimore për apelimin e tij kundër paraburgimit të tij në burg u mbajt të martën.

“Sapo mësuam se gjykatat kanë vendosur ta mbajnë Marc Tarabella në paraburgim”, tha avokati i tij, Maxim Töller në një deklaratë të premten në mëngjes.

Ai përsëriti se klienti i tij është "një njeri i pafajshëm" dhe e quajti ndalimin e tij të vazhdueshëm si "të vështirë për t'u pranuar".

Av. Töller megjithatë e mirëpriti "si një lajm të mirë" vendimin për ta transferuar atë "në një burg më afër familjes së tij".

Nuk pati asnjë fjalë për përpjekjet e Tarabelle'a për të hequr gjyqtarin hetues, Michel Claise, nga çështja me dyshimin për njëanshmëri.

Të premten pritet një vendim edhe për ankesën e bërë nga Eva Kaili, eurodeputetja greke që gjendet në qendër të skemës së korrupsionit që pretendohet. Znj. Kaili është mbajtur në burg që nga fillimi i dhjetorit, me të njëjtat akuza si Tarabella dhe deri në 150,000 euro para në dorë besohet se janë gjetur në shtëpinë e saj në Bruksel, me të cilin jetonte, Francesco Giorgi-n si edhe me vajzën e tyre të mitur. .