Qytetarët të revoltuar: Këtu qëndron rinia patronazhiste! Rama dhunon popullin!

Qytetarë të shumtë dhe simpatizantët demokratë i janë bashkuar protestës së opozitës e cila pritet të nisë në orën 12:00.

Në intervistat e tyre për mediat, qytetarët u shprehën të revoltuar duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në një regjim dhe se nuk mendon për qytetarët.

Sipas tyre, në Shqipëri po qëndron rinia patronazhiste e përdorur nga qeveria socialiste.

Gjithashtu një tjetër qytetar bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dalin masivisht në shesh.

Kush mundohet të bëjë regjim ka dhunë është e pranueshme kjo. Ai po dhunon popullin nga të gjitha arsyet, papunë, shtypje. Ka gjysmën e qeverisë në burg, le të shkojë tek 313…Çfarë do më ky nga ne. Jemi treguar shumë me kulturë. Ka dhunë, nuk ka më fjalime,. Edhe gjykatat i ka korruptuar…Nuk mund ta bëjë kryetar partie…Vula është e jona, i bëjmë thirrje gjyqtarit që është në Apel, të reflektojë… Ka dhunë e dhunë të fortë,  le ta provojë sot dhunën dhe do ta shohë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, të dalin dhe t’i japim përgjigje”, u shpreh një protestues.

 “Këto janë çuar i madh i vogël për të vjedhur votën. Këtu jeton kot. Tani o të ikim ne, ose të largohet ky dhe populli shqiptar të jetojë lirshëm. S’mund të durojmë më. Me gjithë këtë popull dhe fiton sërish ai. Isha ka fat populli shqiptar ta heqë këtë qelbësirë. Bëhen të gjithë patronazhista”, u shpreh një tjetër protestues.