Mbreti Charles dëbon Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia në Londër

Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia në Londër për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ai ka bërë kundër Camilla-s në librin e tij të kujtimeve.

Mbreti ka njoftuar djalin e tij që të lirojë rezidencën me pesë dhoma gjumi. Sipas, “Dilay Mail”, vendimi i Charles, është mbështetur fort nga gruaja e tij Camilla, dhe Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate.

Burimet pranë Familjes Mbretërore thanë pë “Daily Mail” se Mbreti Charles beson se djali i tij ka kaluar kufirin pas akuzave të bëra në serialin e Netflix.

Celësat e shtëpisë në Londër do t’i ofrohen Princit Andrew, vëllait të Mbretit Charles. Lajmet për dëbimin e Harry-t dhe Meghan-it vijnë pasi përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles janë duke u zhvilluar mes spekulimeve se Princi Harry mund të mos marrë një ftesë.

‘Kjo me siguri do të shënojë fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar,’- thonë burime pranë Familjes Mbretërore.

Shtëpia e njohur Londër iu dhurua Princit Harry dhe Meghan nga Mbretëresha e ndjerë në vitin 2018 si dhuratë për martesën e tyre.