A reaguan si duhet autoritetet pas përmbytjes së anijes në Itali? Nisin hetimet

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë fëmijë, kanë vdekur pasi anija e tyre u mbyt në jug të Italisë.

Prokurorët italianë po hetojnë mënyrën se si shërbimet e urgjencës reaguan ndaj kësaj tragjedie, pas akuzave se ka pasur ngadalësi në përgjigje.

Prokurorët në qytetin kalabrez të Crotone i kanë kërkuar policisë dokumente për veprimet e tyre përpara se një varkë me rreth 200 emigrantë të përplasej në shkëmbinj vetëm disa metra larg bregut javën e kaluar dhe e njëjta kërkesë iu drejtua Rojës Bregdetare, raporton Reuters.

Presidenti italian Sergio Mattarella ka vizituar të enjten të mbijetuarit në spitalin lokal, duke u shpërndarë lodra fëmijëve, si dhe ka shkuar në sallën e sportit ku janë vendosur arkivolet e viktimave, për t’i bërë nderimet.