KAFE SHQETO/ Çudia londineze, policët udhëtojnë në metro me provat e krimit në duar
Me provat e krimit në duar, një polic në Britani udhëtonte i qetë më një qese të zezë mbushur me kanabis. Lajm ky i cili bëri jehonë në mediat britanike, pasi fillimisht në faqet e para të lajmeve u mbushën me shqiptarët, të cilët si gjithmonë akuzoheshin në kronikat e zeza.
I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte gazetari Ervin Gjonaj i cili e ka komentuar më tej këtë ngjarje duke u shprehur se shifrat e krimit nuk përkojnë me akuzën ndaj shqiptarëve.
Diskutimi në studio
Ola: Çfarë do të thotë për ju që një polic lëviz i lirë në dhe i qetë në një nga metrotë e Londrës me një qese Kanabis në dorë?
Ervin Gjonaj: "Në fakt nuk është hera e parë që policia përdor transportin publik për transportuar lëndë narkotike, por ky ishte rast i veçantë pasi u mblodhën provat materiale. Nuk para ndodh që provat materiale të transportohen në transportin publik, por transportohen me mjete dhe pajisje të policisë.
Megjithatë, në këtë rast policia tregoi se ka disa probleme sepse në gjashtë mujorin e fundit ajo po rikonstrurohet, fugoni i policisë në këtë rast nuk ka qenë gati për të marrë provat materiali dhe polici ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë.
Mbrëmë ai u bë objekt i të gjitha barsoletave të mundshme që britanikët mund të krijon, sa që kishte dhe nga ata se përse është kapur sepse është rritur çmimi mbrëmë kishte shkruar dikush në Twiter".
Flavio: Gjeja e parë që na shkon në mendje është se kemi të bëjmë me një produkt i ‘rritur’ në një shtëpi bari me pronarë shqiptarë,. A vazhdon saga e akuzave ndaj shqiptarëve për këtë industri?
Ervin Gjonaj: "Nuk ishte në këtë rast shtëpia e barit e një shqiptari por kapja e një personi që po bëhej gati për ta shitur në rrugë. Nuk ishte e sasisë apo kualitetit për tu kapur në një shtëpi bari por nuk është më kjo çështja pasi shqiptarët nuk po bëjnë më lajm për këtë çështje në Britani.
Ajo vala e atij lajmi si duket ka mbaruar tashmë sepse nuk po bëhet problematikë sa i përket qeverisë. Unë dje vetë kam biseduar me një nga gazetarët që ka bërë atë shkrimin e famshëm dhe më në fund ka kërkuar që të takohemi, duke më ofruar edhe një hapësirë në gazetën e tij për të shkruar kundër lajmin që nuk është e drejtë që shqiptarëve tu shkruhen të tilla lajmesh, por tu provojmë që ata që janë shkruar aty nuk janë të vërteta.
Unë shpresoj që tashmë narrativa e këtij lajmi të ndryshojë dhe të bëhet një shkrim për të pasqyruar të vërtetën ashtu siç është. Ne na portretizojnë si kriminelë që bëjën krime, si të parët në fakt dhe duhet të tregojmë se në nuk jemi gjithmonë kështu, nuk mund të pasqyrohemi kështu.
Ola: Kohët e fundit është folur shumë për njësër politikash sa i takon emigracionit të paligjshëm nga shqiptarët? A ka një ndryshim politikash apo masash të paraqitura nga qeveria britanike?
Ervin Gjonaj: "Të gjitha masat që merr qeveria janë të pamundur të zbatohen. Masat që ka parashtruar qeveria janë afatshkurtër jo afatgjatë për t’i dhënë një zgjidhje problemit të emigracionit. Të tilla masash edhe institucionet përkatëse me volumin e madh të punës që ka duke shtuar dhe këto masa, nuk arrijnë t’i përmbyllin punët.
Fati është që, flas nga eksperienca ime 23-vjeçare duke monitoruar gjithçka s ai përket çështjeve te emigrimit është shumë e vështirë që qeveria t’i kthejë të gjithë mbrapsht. Edhe pse me vjen keq sepse këta njerëz do të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa dokumente".
Klea Sula/ Syri.net