Demokrati bjellorus, fitues i çmimit Nobel, dënohet me 10 vjet burg

Aktivisti pro-demokratik bjellorus, fitues i çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski është dënuar me 10 vjet burg, thotë grupi i tij i të drejtave Viasna.

Në tetor 2022, Bialiatski, i cili e mori Çmimin Nobel për Paqen së bashku me grupet e të drejtave të njeriut në Rusi dhe Ukrainë, u bë personi i katërt në historinë 121-vjeçare të Çmimeve Nobel që e merrte çmimin gjatë burgut ose ndalimit.

Bialiatski, 60 vjeç, i cili themeloi organizatën joqeveritare “Human Rights Center Viasna” u arrestua pas protestave të vitin 2020 kundër rizgjedhjes së Presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.