Themeluesi i grupit mercenar Wagner i bën thirrje Ukrainës që të urdhërojë tërheqjen e trupave në Bakhmut

Themeluesi dhe financuesi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se forcat e tij e kanë rrethuar të gjithë Bakhmutin dhe po i bën thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të urdhërojë një tërheqje nga qyteti i Donetsk.

"Njësitë PMC Wagner pothuajse kanë rrethuar Bakhmutin, ka mbetur vetëm një rrugë," i tha ai Zelensky në një video të filmuar në periferi veriore të Bakhmut dhe postuar në kanalet e tij të mediave sociale. “Po shtrëngohen pincat”.

Ata [ushtarët ukrainas] po luftojnë, por jeta e tyre pranë Bakhmut është e shkurtër - një ose dy ditë. Jepuni atyre një shans të largohen nga qyteti. Qyteti në fakt është i rrethuar”, përfundoi Prigozhin.

Përpjekjet ruse për të rrethuar qytetin dukej se ishin lehtësuar të enjten deri të premten, sipas Institutit për Studimin e Luftës, me fokusin që po zhvendosej drejt shtytjes së forcave ukrainase për t'u tërhequr nga qyteti.