Pas pajtimit, Luizi nuk rresht së shprehuri dashurinë për Kiarën

Pas disa ditësh diskutime dhe debate të cilave nuk po arrinin dot t’i jepnin zgjidhje, më në fund Luizi dhe Kiara i kanë sheshuar keqkuptimet dhe janë pajtuar.

Teksa bisedonin me njëri-tjetrin, këngëtari i tha Kiarës se ka gabuar si “gomari” dhe theksoi se ai është vetëm i saj dhe këtë gjë nuk e ndryshon asnjë njeri dhe se dashurinë e saj do e fitojë sërish. Ndërsa Kiara u shpreh se është shumë pranë ndarjes nëse Luizi gabon sërish.

Luizi: Unë jam i joti. Nuk e luan topi.

Kiara: Po mor luiz po vlerësoi më shumë gjërat që ke në krahë, unë këtë po të them dhe uroj që të kesh zënë mend se një gjë tjetër të ndodhi tani e kam më shumë të lehtë ta mbyll këtu.