Fansat revoltohen me Kiarën, moderatorja këndon këngën e Butrinit pas sqarimit me Luizin

Pasi Luiz Ejlli i kërkoi disa herë të falur, Kiara Tito vendosi që të pajtohej me këngëtarin. Mbrëmë ata kanë biseduar sërish për marrëdhënien e tyre, e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit.

Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E jo vetëm kaq, pasi teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment ku u përlotën së bashku.

Nga ana tjetër, një video që po bëhet virale, ka nisur një tjetër dramë në rrjet. Kiara duket se i pëlqen këngët e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, pasi i ka kënduar herë pas here brenda në BB VIP.

Por, në këtë video, pasi u pajtua me Luizin, fansat aludojnë se Kiara ka nisur duke fshirë dhomën e gjumit teksa këndon një këngë të Butrinit. Në fakt nuk është e qartë se çfarë kënge po këndon Kiara, por ajo dëgjohet të thotë vetëm “baby, baby”, ndërsa nuk e vijon më tej këngën.

Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë me komente kundër Kiarës, pavarësisht se nuk është e qartë kënga që ajo po këndonte.