115 milionë euro të shkuara dëm: E dini sa herë ka luajtur Hazard në dhjetë El Clasicot e mëparshme?
Real Madrid transferoi Eden Hazard në verën e vitit 2019 si një nënshkrim të madh nga Chelsea për 115 milionë euro dhe mbretërorët pritet të vazhdojnë të ndjekin gjurmët e Cristiano Ronaldos.
Hazard u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Realit, më i shtrenjtë se Ronaldo dhe Gareth Bale dhe ai pritej të ishte një lojtar i rëndësishëm për të fituar trofe dhe të zgjidhte ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme për mbretërorët - El Clasico kundër Barcelonës.
Megjithatë, Hazard ka dëshmuar plotësisht se është një dështim, nuk do të ishte gabim të pohohej se ai është edhe më i madhi (dështim) në historinë e Realit.
Për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe papërgatitjes, futbollisti belg ka luajtur vetëm 73 ndeshje për Realin në pothuajse katër vjet, dhe statistikat e tij janë veçanërisht shkatërruese kur bëhet fjalë për ndeshjet me Barcelonën.
Mbrëmë ishte El Clasico e dhjetë që kur Hazard u bë lojtar i Realit dhe nuk luajti asnjë minutë në të për të dhjetën herë.
Hazard e ka ndjekur nga stoli ndeshjen e mbrëmshme dhe humbjen e Realit ndaj Barcelonës dhe kështu ka festuar jubileun famëkeq.
Gjashtë nga dhjetë El Clasicot i ka ndjekur nga stoli, ndërsa katër herë nuk ka qenë as në stol për shkak të lëndimit.
Është interesante se Hazard luajti kundër Barcelonës dy herë në karrierën e tij, por të dyja herë si lojtar i Chelseat.