Barcelona, Xavi: Të kënaqur me rezultatin, por jo me lojën
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez komentoi në mikrofonat e “Movistar” fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
Tekniku katalan u shpreh se rezultati ishte shumë pozitiv por nuk ishte i kënaqur me lojën dhe se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë.
“Rezultati është shumë pozitiv, ndeshja e dytë mbetet, por ne jemi të kënaqur me punën e bërë. Ne kufizuam Real Madridin që zakonisht krijon shumë raste, por kësaj here nuk patën një të pastër deri në minutën e 89-të. Fituam shumë duele duke luajtur mirë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë.
Jemi të kënaqur me rezultatin, por jo me lojën që luajtëm. Pak ndryshime për ndeshjen e dytë, sigurisht që është një avantazh të luash para tifozëve tanë, por kjo skuadër e Real Madridit është shumë e fortë. Nëse do të kishim pësuar disfatë do të kisha thënë të njëjtën gjë.”