Tërmeti 6.8 ballë godet ishullin në lindje të Australisë
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi të enjten Vanuatun, ishullin në Oqeanin Paqësor, në lindje të Australisë.
Lajmi u bë me dije nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së i cili theksoi se epiqendra ishte në një thellësi prej 33 kilometrash .
Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.