Kupa e Mbretit/ Barcelona triumfon në aktin e parë ndaj Realit brenda në ‘Bernabeu’
Barcelona ka fituar edhe “El Clasicon” e dytë radhazi.
Katalanasit triumfuan në udhëtim ndaj Real Madridit minimalisht 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes.
Ishte Eder Militao që shënoi autogol, pas topit të pritur nga Courtois.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola.
“Los Blancos” tentuan deri në fund të shënonin golin e barazimit, por nuk e arritën dot.
Katalanasit madje ishin pa Lewandowskin, Pedrin e Dembelen të lënduar.
Në anën tjetër, te Real Madridi munguan Mendy e David Alaba për shkak të lëndimeve.
Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” do të zhvillohet më 5 prill.