Gjokutaj: Me këtë qeveri të korruptuar, e vetmja zgjidhje mbetet revolucioni
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon ne SYRI TV eshte shprehur se Edi Rama pas gjithë akuzave për skandalet e tij ka filluar të ja lejë fajin opozitës.
Gjokutaj ka deklaruar se nëse protestat nuk zgjidhin punë ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe të blerë, e vetmja zgjidhje mbetet revolucioni.
“Deformimi i kësaj çështjeje ka filluar që në daljen e informacioneve të para dhe ju e dini që kryeministri është zhdukur nga skena për një muaj të tërë dhe nuk ka pranuar se këto kërkesa nuk janë ngritur sot. Sot ato në një mënyrë karikatureske janë bërë 'gjoja' në parlament, por në fakt janë 3 procedura të veçanta që janë mbledhur në 1.
Kryeministri ka refuzuar të jap shpjegime në lidhje me çështjen. Ajo që është shumë shqetësuese është që kryeministri jo padashje nga i akuzuar, qofte edhe politikisht e moralisht, ka dashur të kthehet në akuzues dhe të gjithë diskurin e tij e ka kthyer në akuzë ndaj opozitës dhe jo një shpjegim të veprimeve apo mosveprimeve që ai ka kryer.
Protesta të çon në zgjedhje, ama kryeministri duhet detyruar në kushtet kur ai kapet me presh në dorë dhe nuk pranon asgjë sepse demokracia përfaqësohet, njerëzit përfaqësohen. Në momentin kur përfaqësuesit e këtyre njerëzve janë të kapur, janë të blerë dhe të lidhur me interesa, vetëm revolucioni e zgjidh këtë punë.
Detyroje të japë dorëheqjen kete qeveri dhe të bëhen zgjedhjet. Nëse njerëzit kuptojnë që ky revolucion ka qënë i gabuar, le ta thërrasin serish Edi Ramën dhe të vazhdojë sërish qeverisjen.”